Të lindësh mes luftës/Historia prekëse e foshnjës që nuk ka njohur përqafimin e prindërve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E lindur në mes të luftës në Gaza, foshnja 1-muajshe nuk e ka njohur përqafimin e prindërve. E vogla u lind me prerje cezariane pasi nëna e saj Hana, nuk i mbijetoi dot një sulmi ajror izraelit dhe nuk mundi as t’i jepte një emër vajzës së saj.

“Ne thjesht e quajmë atë vajza e Hanna Abu Amsha”, thotë infermierja, e cila po kujdeset për të porsalindurën në një spital në Gazën Qendrore.

Në të gjithë kaosin që kanë shkaktuar luftimet e vazhdueshme dhe me familje të tëra pothuajse të shuara, mjekët dhe ekipet e shpëtimit shpesh luftojnë për të gjetur kujdestarë për fëmijët që kanë mbetur pa prindër, raporton BBC.

“Kemi humbur kontaktet me familjen e saj. Asnjë nga të afërmit e saj nuk është paraqitur dhe ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me babain e saj”, thotë infermierja për të porsalindurën.

Fëmijëve, të cilët përbëjnë gati gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Gaza, u është shkatërruar jeta nga lufta. Sipas zyrtarëve palestinezë, janë vrarë më shumë se 11,500 fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe mijëra kanë marrë plagë të rënda si pasojë e luftës.

Sipas një raporti të fundit nga “Euro-Mediterranean Human Rights Monitor”, më shumë se 24,000 fëmijë në Gaza kanë humbur njërin ose të dy prindërit./E.T

Të fundit

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Lajme të tjera

Web TV