Zyrtare: Putin do të vizitojë Turqinë në 12 Shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtaren e NATO-s, Turqinë, për t’u takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan më 12 Shkurt, njoftoi të mërkurën një zyrtar turk.

Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit te një shtet anëtar i NATO-s prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në Shkurt 2022.

Mundësitë e Putinit për të udhëtuar jashtë vendit janë kufizuar prej marsit të vitit të kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) e lëshoi një urdhërarrest kundër tij në lidhje me dyshimet se ka dërguar fëmijë ukrainas në Rusi, që cilësohet si krim lufte.

Rusia i ka mohuar këto akuza dhe e ka cilësuar si fyerje vendimin e GJNP-së, por ka thënë se urdhërarresti është gjithsesi i pavlefshëm ligjërisht, pasi Rusia nuk është anëtare e GJNP-së.

As Turqia nuk është anëtare e GJPS-së, prandaj Putini mund të udhëtojë drejt Turqisë pa u druajtur se mund të arrestohet.

Turqia ka synuar të mbajë marrëdhënieve të mira me Moskën dhe Kievin prej se Rusia e pushtoi Ukrainën.

Ajo i ka dhënë mbështetje ushtarake Ukrainës dhe e ka ngritur zërin për integritetin e saj territorial, por edhe i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë në parim.

Ankaraja është duke u përpjekur ta bindë Rusinë të kthehet në të ashtuquajturën Iniciativa e Detit të Zi për Drithërat, nga e cila Moska u tërhoq në korrik të vitit të kaluar, duke i dhënë fund eksporteve të mbrojtura nga portet ukrainase gjatë luftës.

Erdogani ka thënë se alternativat për këtë marrëveshje nuk mund të ofrojnë zgjidhje afatgjate./O.S

Të fundit

Sara Hoxha nuk e fsheh, zmadhon gjoksin pas ndarjes nga Ledri Vula

Një postim të disa ditëve më parë ku dukej si një ditë krejt e zakonshme, Sara Hoxha tërhoqi vëmendjen....

A është me të vërtetë “I ligu” një muzikal rezistence?

Nga Michael R. Jackson E pashë për herë të parë "Wicked" në vitin 2003, kur isha 22 vjeç dhe studioja për shkrime teatrale muzikore në...

Çiljeta ndan foto me Alban Hoxhën dhe i bën një dedikim romantik

Çiljeta Xhilaga ka preferuar ta mbajë lidhjen e saj me Alban Hoxhën larg syve të publikut, por pas pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, këngëtarja ka...

Kandidoi babanë në listë të sigurt në Berat, Lapaj: Jemi në këtë garë për…

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish ndaj kritikave për përfshirjen e kandidatë fiktivë në pjesën e mbyllur të listave të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për...

“Le të ulet çmimi”/ Gjesti bën deklaratën e fortë për Eglin: Nëse hyn në shtëpi e prish…

Rozana dhe Gjesti biseduan mbi qëndrimin e tyre dhe sa gjatë mund të vazhdojnë aty. Gjatë bisedës, Rozana ngriti një pyetje: “A ka mundësi...

Lajme të tjera

Web TV