Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Belerin, SPAK jep pretencën më 13 Shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të Enjte është mbyllur shqyrtimi gjyqësor për çështjen e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri. Mësohet se SPAK do të japë pretencën në seancën e radhës e cila do të mbahet më 13 Shkurt në orën 14:00.


Avokati i Belerit, Eugen Gjyzari tha para gazetarëve se i gjithë procesi është i parregullt dhe po tejzgjatet në mënyrë që çështja të mos shkojë në Strasburg. Ai komentoi po ashtu edhe mbi dëshminë e specialistes  në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paçe. Sipas avokatit ajo nuk ka qëndrueshmëri në deklaratat e saj para trupës gjykuese.

“Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses në regjistrat gjyqosorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i pandënuar. Prokuroria nuk kq akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen në dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i “rehabilituar”. Unë si specialiste, për kërkesat individuale nga e-Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “I dënuar” dhe ia jap “I padënuar”.  Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i pandënuar, por nuk kanë akses në të dhëna të tjera. Në këtë rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqsore dhe unë i kam dërguar të dhënat që është i dënuar”, mësohet të ketë thënë në SPAK dëshmitarja, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet

Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë, Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar si kreu i bashkisë Himarë. Beleri akuzohet se ka blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 Majit./O.S

 

 

 

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV