“Më dilte në ëndërr çdo natë…”/ Roza rrëfen për tradhtinë e partnerit: Isha e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka rrëfyer mbrëmë historinë e ndarjes nga partneri i saj, për të cilin shprehet se shkak është bërë tradhtia e tij.

Ajo ka treguar se teksa shoqet e saj mundoheshin që të ‘përgjonin’ ish-at e tyre, ajo vetë ka zgjedhur që të mos kthehej më pas dhe të mos interesohej më për të.

Roza ka shtuar më pas se e vetmja gjë që nuk mund të kontrollonte ishte fakti se çdo natë e shihte në ëndërr.
Rrëfimi i plotë i Roza Latit:

Jam tradhtuar në lidhjen time të parë. Unë kam një forcë të madhe logjike që nuk ja imponoj trurit dhimbjen. E kam kaluar shumë shpejt. Kur unë jam ndarë nga dashuria ime e parë një arsye e fortë ka qenë lëvizshmëria e partnerit tim. Unë e njoha partnerin tim kur ai ishte në kulmin e punës së tij.

Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri jam ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit, kisha afër një vajzë që nuk dua t’ia përmend emrin, që kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë.
Kisha shoqen tjetër rahmet pastë që nuk jeton më që ndahej çdo javë nga i dashuri dhe veç për probleme fliste.

Isha dhe unë, u ula në tavolinë dhe ju thashë ‘u ndava’, vajzat u shokuan. Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai.
Nga ajo ditë unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte çdo natë në ëndërr./O.S

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV