Berisha, mesazh mbështetësve: I gjithë kombi u është mirënjohës për betejën epike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E kthyer tashmë në “traditë”, edhe këtë mbrëmje ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një komunikatë nga dritarja e banesës së tij, drejtuar mbështetësve të tij të grumbulluar poshtë apartamentit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se “një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin”, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, sipas tij.

Pjesë nga deklarata e Berishës: Qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë, misionarë të vërtetë trë guximit, lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.

Të dashur dhe të nderuar artistë, anëtar të Aleancës për mbrojtjen e njërit prej simboleve më të çmuar të kombit shqiptar, që me pasionin, dashurinë tuaj për teatrin, pasionin, dashurinë tuaj për artin dhe kulturën e këtij kombi, sakrifikuat në 7 vite në protestën më të gjatë, më qytetare, që Europa dhe bota ka njohur ndonjëherë.

 

 

Më shumë se kushdo tjetër, qytetarët e Tiranës dhe mbarë kombit u janë mirënjohës për betejën epike në mbrojtje të teatrit.

Në mbrojtje të vlerave të kulturës tonë, të artit nga barbaria, nga kartelet e drogës.

Të dashur artiste dhe artistë!

Më shumë se kushdo tjetër ndaj jush janë borxhli, janë demokratet dhe demokratët e Tiranës, të cilët kurrë në asnjë rrethanë nuk duhet të lejonin dhe s’mund të lejonin asgjë tjetër përveç triumfit të kauzës tuaj.

E keni thënë në mënyrë të përsëritur dhe e thatë dhe sonte, se fati i teatrit ishte fati i demokracisë në Shqipëri.

Se rrënimi i teatrit nga barbarë defakto dëshmoi për rrënimin madhor të vlerave në këtë shoqëri dhe u ndoq me shpejtësi me rrënimin e demokracisë, ashtu si muret e Teatrit Kombëtar.

Skena e tij, e gjithë qenia e tij u mposhtën nga droga, karteli i saj, Edi Rama, Erion Velaij. Atë fat pati dhe kanë në Shqipëri, demokracia shqiptare.

Lexo edhe :  Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Përpjekja, beteja epike e artistëve për teatrin, e punonjësve do të frymëzojë qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët drejt rikthimit të teatrit në legjendën dhe epikën e tij, në legjendën dhe epikën e luftës, betejës së pamposhtur që këta burra e gra, artistë të mrekullueshëm, qytetarë të vërtetë të Tiranës dhe Shqipërisë zhvilluan në mbrojtje të teatrit.

Të dashur miq!

Siç u shemb teatri, njëra pas tjetër u shembën në Shqipëri shtyllat e rendit kushtetues, u shembën në Shqipëri, shtyllat e demokracisë.

Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, bëri që e keqja e pandalshme të ngadhënjejë./O.S

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV