Meta: Të mbështeten prodhimet vendase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të rrisë tarifat doganore për produktet e importit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta kërkon që të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”. Sipas Ilir Metës kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve.

“Të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”. Fermerët ngarkohen me tatimin 20% që në shitje, që është më i larti në rajon, që është më i larti në Europë. Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur, sepse atje mbështeten fermerët në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa këtu persekutohen që në nisje.

Qeveria nuk ka vullnet të rrisë tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja e Tregtisë së Lirë, sepse kjo është një qeveri që e kemi thënë dhe e theksojmë që nuk ka interes të rrisë dhe të mbështesë prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve”, shkruan Meta.

Të fundit

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma...

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës: Nëse palët bien dakord

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate...

Korça e para ’90/ Ja ku njerëzit takoheshin kur mungonin mjetet e komunikimit

Për të takuar dikë në Korçë sot mjafton të ulesh diku, në çdo cep të qytetit dhe nga telefoni dërgon vendndodhjen. Ndërkohë për ata...

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistikë të Sarandës, flet i gjakosur

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas...

Tirana drejt Kategorisë së Parë, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Teuta

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 26-të, me dy sfida që sollën surpriza. Tirana pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Teutës në...

Lajme të tjera

Web TV