Tarifat e reja për t’u pajisur me patentë, autoshkollat në Elbasan hidhen në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa këtë të hënë kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi, Shoqata e Autoshkollave në Elbasan është hedhur në protestë. Ata bojkotuan punën duke mos u paraqitur në provimin e testimit. Kreu i shoqatës, Alim Lulaj e quajti tinëzare vendimin e ministrisë së linjës për të rritur tarifat e patentës, ndërsa tha se koston do ta paguajnë qytetarët.

Ai shtoi se nga sot një qytetar do të paguajë 15 mijë lekë (të reja) më shumë për tu pajisur me leje drejtimi, ndaj vendimi i cënon dhe ata pasi në këtë mënyrë qytetarët do të stepen.

Taksimi i profesioneve të lira, përfshirë dhe autoshkollat duke filluar nga 1 janari ishte një tjetër pikë e kundërshtuar nga autoshkollat në Elbasan. Drejtues të tyre u shprehën se këto masa po i çojnë drejt falimentit. Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkolla të cilët kanë të njëjtin shqetësim. Drejtuesit e tyre paralajmëruan sot se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do ta përshkallëzojnë protestën./O.S

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV