Si do e frenojë agroturizmi shpopullimin e fshatrave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimi i agroturizimit në vend do të jetë një mjet edhe për të frenuar emigracionin dhe shpopullimin të fshatrave.

Zv.Ministri i Bujqësisë, Enio Civici, shprehet se nëpërmjet  strategjisë kombëtare për zhvillimin e agroturizmit, të hedhur së fundmi për konsultim publik, synohet të merren masa që fuqizojnë punësimin dhe që orientohen kryesisht tek gratë dhe të rinjtë.

Incentivat që po konsiderohen lidhen me reduktimin e taksave dhe grantet për këto kategori.

Nga ana tjetër impakti ekonomik në zonat rurale nga 100 agroturizmet që pritet të jenë të certifikuar deri në vitin 2027, vlerësohet se do të jetë mesatarisht në 11 milionë euro në vit.

Ndër të tjera strategjia parashikon zhvillimin e balancuar të territorit në zonat rurale, përfshirjen sociale,  përmirësimin e kushteve të jetesës dhe menaxhimin efektiv i fondeve publike për bujqësinë dhe zhvillimin rural./O.S

Të fundit

Baton Haxhiu kërkoi mbylljen e RTSH-së, reagon Mevlan Shanaj:

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit...

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Lajme të tjera

Web TV