U siguronte “shtëpitë e barit”/ Dënohet aleati i shqiptarëve në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar britanik, pronar i disa ndërtesave të ndryshme që i lejoi të përdoreshin si “shtëpi bari” është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat shkruajnë se Jeremy Southgate lejoi një bandë kriminale shqiptare që të merrte shtëpitë e tij në Hull, ku u drejtuan gjithsej 17 “shtëpi bari” me vlerë miliona Paund.

Southgate i blinte pronat lirë në ankand dhe më pas nisi një agjenci false për qiradhënie që t’i menaxhonte ato. Në gjykatë u zbulua se 63-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte të ardhura të mëdha legjitime, por kishte marrë me mashtrim dy hua për rikthimin e Covid duke mbivlerësuar të ardhurat e tij aktuale nga qiraja për ta ndihmuar në financimin e skemës që kishte në mendje.

Gjithnjë sipas mediave, ai nisi të bashkëpunonte me shqiptarët që nga Shtatori i vitit 2019. Në të gjitha rastet e ngritjes së “shtëpive të barit”, energjia vidhej.

“Këto ishin pronat e tij. Ai përdori një biznes legjitim si kamuflazh. Qiraxhinjtë fantazmë ishin regjistruar si banues në shtëpitë ku kultivohej kanabis”, tha prokurori i çështjes, Rupert Doswell.

Si pasojë e këtij operacioni kaq të madh janë prodhuar gjithsej rreth 911 kilogramë kanabis, duke përfituar më shumë se 11 milionë Paund në vit për bandën. Gjatë një kontrolli në një anije të zotëruar nga Southgate, policia gjeti mbi 300 mijë Paund cash dhe dokumente të falsifikuara identiteti.

Avokati mbrojtës i anglezit tha se Southgate kishte rol të kufizuar për të garantuar ndërtesat. Megjithatë, ai u shpall fajtor për prodhim të drogave të klasit B, pastrim parash dhe mashtrim. Kështu që mori një dënim prej 11 vitesh në burg.

“Ishe i përfshirë në mënyrë aktive”, i tha gjykatësi.

Lexo edhe :  Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Por bashkë me Southgate u dënuan edhe disa shqiptarë si të përfshirë në këtë ngjarje. E Mrishaj i dënua me 5 vjet e gjysmë burg, D. Mrishaj dhe E. Rrushi u dënuan me 3 vite dhe F. Kasaj me 7 vite.

/O.S

 

Të fundit

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza...

Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. “Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë...

G Bani pranon se e goditi Gjestin: Jam mësuar të më preket imazhi

I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg...

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes relative dhe rimëkëmbjes ekonomike pas...

Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë...

Lajme të tjera

Web TV