Shishe të thyera dhe njolla gjaku, detaje të reja në banesën e 80-vjeçarit në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Korçë, ku një i moshuar u paraqit në spital me lëndime në trup.

Gazetarja Lorena kodra raporton se sipas asaj që ka zbuluar deri me këto momente nga grupi hetimor, bëhet e ditur se brenda banesës janë gjetur shishe të thyera me njolla gjaku. Janë gjetur edhe gjurmë të tjera gjaku brenda në dhomë.

Deri në këto momente policia nuk ka një pistë konkrete por dyshohet se një person ka qenë me të brenda banesën kur ka ndodhur ngjarja.

Në vendngjarje gjithashtu jashtë banesës janë gjetur gjurmë gjaku që dyshohet se janë të autorit. Në zonë janë vendosur perimetri i sigurisë si dhe po kryhen kontrolle dhe janë mbledhur kamerat e sigurisë në të gjithë zonën./O.S

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV