Mbreti Charles thyen heshtjen pas diagnostikimit me sëmundjen e rënde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles ka folur për herë të parë që kur Pallati Buckingham njoftoi diagnostikimin e tij me kancer. Lajmi tronditi Mbretërinë e Bashkuar si dhe pati impakt në rang ndërkombëtar, gjë që solli një mori urimesh drejt Charles.

Edhe pse është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrimet publike, ai vijon të qëndrojë pranë popullit të tij.

Në 50-vjetorin e Pavarësisë së Grenadës, monarku i dërgoi vendit urimet e tij më të përzemërta. Charles tha se ai vend ruan kujtime të veçanta për të pasi e vizitoi 5 vite më parë me mbretëreshën Camilla. Në deklaratë, ai kërkoi falje që nuk mund të ishte i pranishëm në këtë “moment historik”.

 

 

“Gjatë këtyre pesë dekadave të fundit, unë kam parë me admirimin të thellë teksa keni ndërtuar kombin tuaj dhe keni krijuar vendin e veçantë të Grenadës në botë dhe si një anëtar thelbësor i familjes sonë të Commonwealth. Së bashku, ju e keni krijuar Grenadën si një shembull të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Së bashku, ju jeni përballur me sfidat më kritike të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit duke i ofruar botës një shembull lidershipi, elasticiteti dhe inovacioni”, thuhet në mesazhin e mbretit Karli III./O.S

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV