Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një shtetase, e cila dyshohet se ka dhunuar mbesën e saj 8-vjeçare.
Sipas policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimin penal për shtetasen G. K., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
30-vjeçarja pritet të hetohet në gjendje të lirë për dhunën e ushtruar ndaj mbesës së saj./E.T