Tronditëse/ E moshuara rreh për vdekje mbesën e saj 8-vjeçare, zbardhen detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 72-vjeçare nga Karolina e Veriut në SHBA akuzohet se ka rrahur për vdekje mbesën e saj 8-vjeçare, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Nash.

Autoritetet u njoftuan për transferimin e të miturës në spitalin e urgjencës me plagë të rënda, ndërsa, siç u bë e ditur, vogëlushja ka vdekur sapo ka mbërritur në spital.

“Fëmija kishte lëndime të rënda në të gjithë trupin dhe në kokë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas People, Patricia Ricks, e cila kishte kujdestarinë e gjithsej gjashtë fëmijëve që jetonin në shtëpinë e saj, përballet me akuzën e vrasjes së shkallës së parë. Pas vdekjes së të miturës, fëmijët e mbetur janë transferuar në qendrat e kujdesit. Sipas policisë, gjyshja nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas arrestimit.

Të fundit

Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, në polici e quajti të sëmurë mendore bashkëshorten

Konfliktet mes Alma dhe Ergys Arrazi kishin kishin nisur prej disa muajsh dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi...

Pashkët ortodokse, më shumë se një festë! Simbolika, vezët e kuqe

4Fjala “Pashkë” do të thotë për hebrenjtë kalim, në të cilin nënkuptojnë, kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore...

Vendi gati për sezoni turistik/ Rama: 34 qendra shëndetësore verore në shërbim

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm tepër të mirë për sezonin turistik. Rama shprehet se 34...

Rekord pas rekordi për Bayer Leverkusen, gol fenomenal nga Granit Xhaka

Bayer Leverkusen regjistroi ndeshjen e 48-të radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e Benfikës së viteve 1963-1965. Skuadra portugeze mbante...

“Me gruan kam pasur konflikte”, dëshmon bashkëshorti i 39-vjeçares që u mbyt me fëmijët

Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Shkodër, ku një 39-vjeçare është mbytur në lumin Buna, së bashku me tre fëmijët e saj të...

Lajme të tjera

Web TV