Përfundoi në pranga krahu i djathtë i mikut të Ervis Martinajt, reagon ministri Balla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur pas arrestimit të 32-vjeçarit Shkëlzen Xhenja në Shkodër, i cili njihet si krau i djathtë i Eljo Hatos, mikut të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në një prononcim për mediat, Balla theksoi se ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit.

Ndër të tjera, ai përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32 vjeçarit me precedentë të theksuar kriminalë që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza”.

”RENEA ka kryer sot një operacion të rëndësishëm për arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Vlerësoj performancën e forcave të policisë. Koha e rrjedhjes së informacionit në operacione të caktuara ka përfunduar pasi policia po kryen operacione me sukses të plotë”, tha Balla./e.t

Të fundit

Të martuar prej 64 vitesh/ Burrë e grua ndërrojnë jetë me 1 orë distancë nga njëri-tjetri

Nga Ortisei në Trentino Alto-Adige të Italisë vjen dhe historia prektës e burrë e grua, të martuar prej 64...

Aktorja e famshme shkak i ndarjes së ish-presidentit Barack Obama me bashkëshorten?

Së fundmi, është raportuar gjerësisht se ish-Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama, ka vendosur të mos marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald...

Masakra e “Poklekut” në një libër, promovohet “Shtëpia me gjak në mure”

KUKES Shtëpia me gjak në mure’ është libri i sapobotuar i autorit e njëherazi ish-ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Hysenaj. Bëhet fjalë për masakrën...

Thellohet bilanci i viktimave në Gaza që nga shpallja e armëpushimit,116 të vdekur

Numri personave që kanë humbur jetën në Gaza që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit është rritur në 116, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile...

Kryeministri i Katarit: Shansi i fundit për Gazën, dështimi nuk është një opsion

Marrëveshja e armëpushimit është “shansi i fundit për Gazën“, ka thënë kryeministri i Katarit, duke shtuar se “dështimi nuk është një opsion”. Në një intervistë...

Lajme të tjera

Web TV