Kërcënimi ndaj Kurtit/Reagon qeveria e Kosovës, Beogradi i nervozuar pas mbledhjes së KS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar për mediat në Kosovë pas kërcënimit për eliminimin fizik të Albin Kurtit, duke thënë se këto të fundit kanë lidhje me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.

Kryeziu shtoi se nervozizmi në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, theksoi ai./O.S

Të fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Lajme të tjera

Web TV