Kulla Eiffel e ndërtuar me shkrepëse hyn në Rekordin Guinness

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo është 7,19 metra e gjatë dhe u deshën tetë vite për të ndërtuar monumentin ikonik

Një francez që kaloi tetë vjet duke ndërtuar një model të Kullës Eifel me shkrepëse 7,19 metra të gjatë është përfshirë në Rekordet Botërore Guinness.

Rekordet Botërore Guinness hodhën poshtë më parë punën e Richard Plaud, një 47-vjeçar nga një qytet i vogël në Francën perëndimore, për shkak të llojit të shkrepës së përdorur për të ndërtuar modelin duke e lënë të zhgënjyer krijuesin.

Por Guinness vërtetoi zyrtarisht se kulla Eiffel me shkrepëse e Plaud është më e larta në llojin e saj.

“Po, Guinness, në fund, pranoi të vlerësojë dhe njohë punën time duke e cilësuar atë si strukturën më të lartë të shkrepëseve në botë. Është një lajm shumë i mirë për mua, sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin. Vendimi fillestar i marrë nga Guinness më dukej shumë i rreptë, pasi harxhova kaq shumë energji dhe për një moment mendove se ëndrrat e mia m’u hodhën poshtë. Nuk isha në gjendje të ribëja të njëjtën gjë.”

Ai shpenzoi 4,200 orë gjatë tetë viteve për të ndërtuar modelin. Përdori më shumë se 706,000 shkrepse dhe 23 kilogramë ngjitës për të ndërtuar monumentin e famshëm ikonik parizien.

Plaud më pas e vendosi atë në ekspozitë dhe kontaktoi Librin e Rekordeve Botërore Guinness, i bindur se do të kapërcejë rekordin e mëparshëm, të mbajtur që nga viti 2009 nga libanez Toufic Daher për Kullën Eiffel me shkrepëse 6.53 metra.

Edhe pse puna e tij u refuzua në fillim, ai bëri disa rregullime në bazën e monumentit ikonik. Por Mark McKinley, drejtor i shërbimeve të Rekordeve në Guinness, tha se trupi i Kullës Eiffel ishte mjaft i rënduar me shkrepëse dhe ngjitës por gjithsesi në fund sipas tij Plaud ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

Lexo edhe :  Kush e falsifikoi firmën e Biden?/ Ish-presidenti nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra!

“Ne jemi vërtet të entuziazmuar. Jemi në gjendje të shikojmë përkushtimin që është bërë për ndërtimin e saj dhe kjo është absolutisht e pabesueshme.”

Plaud shpreson të vendosë kullën e tij në ekspozitë në Paris për Lojërat Olimpike që mbahen në korrik të këtij viti./O.S

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Investoni në mbrojtje ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për...

Frika nga Rusia, Gjermania planifikon shtim të bunkerëve

Gjermania po bën plane për të zgjeruar me shpejtësi rrjetin e saj të bunkerëve dhe strehimoreve të papërshkueshme nga bombat, ka thënë zyrtari më...

Mitaj, Shehu dhe Hysaj, tri lajmet e mira që morëm! Sylvinho, sytë nga Muçi!

Reflektime pas ndeshjes me Serbinë nga Fjala.al: 1. Mario Mitaj me siguri që brenda 3 vitesh do të jetë kapiteni i ardhshëm i kombëtares. Mbrojtësi...

Fitim Zekthi: Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza e tyre është kulturore

Është duke u diskutuar gjerësisht gjendja e opozitës në Shqipëri pas humbjes së rëndë në zgjedhje. Gati çdo ditë diskutimi kryesor politik në vend...

Mashtrimi me emrin e Postës Shqiptare: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes...

Lajme të tjera

Web TV