Kulla Eiffel e ndërtuar me shkrepëse futet në librin e rekordeve, Guinness

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një francez Richard Plaud i cili kaloi tetë vjet duke ndërtuar një model me shkrepëse 7,19 metra të lartë të Kullës Eif-fel festoi të enjten (8 shkurt) pasi Rekordet Botërore Guinness njohën punën e tij duke e futur në Librin Guiness, pasi anuluan vendimin e mëparshëm.

“Po, Guinnes, pranoi të vlerësojë dhe njohë punën time duke e cilësuar atë si strukturën më të lartë të ndërtuar me shkrepëse në botë. Është një lajm shumë i mirë për mua, sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin.”

“Është emocionuese. Gjithmonë kam menduar për tetë vjet se po ndërtoj strukturën më të lartë të shkrepëseve. Dhe në fund të këtyre tetë viteve, vendimin fillestar të marrë nga Libri Guinness (i rekordeve botërore), e pashë shumë të rreptë, mizor dhe e ndjeva të pakuptimtë. Nuk është e mundur, pasi me kaq shumë energji të konsumuar, isha aq afër dhe ëndrrat e mia m’u shtypën, nuk isha në gjendje të ribëja të njëjtën gjë. Kur bëjmë diçka të tillë, nuk mund ta bëjmë dy herë, dhe mendova, “është, shumë vonë, ëndrrat e mia po fluturojnë jashtë mundësive”.

Rekordet Botërore Guinness hodhën poshtë më parë punën e Richard Plaud, një 47-vjeçari nga një qytet i vogël në Francën Perëndimore, për shkak të llojit shkrepës së përdorur për ndërtimin e modelit. Megjithatë tashmë ata certifikuan zyrtarisht se kulla Eiffel me shkrepëse Plaud është më e larta në llojin e saj. Ai shpenzoi 4,200 orë gjatë tetë viteve për të ndërtuar modelin e tij, me më shumë se 706,000 shkrepse dhe 23 kilogramë ngjitës – të monumentit të famshëm ikonik parizian./e.t

Të fundit

PS pro rezolutës antikorrupsion, opozita “abstenon” me largim

Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi dje rezolutën antikorrupsion të propozuar nga qeveria. Çfarë...

Sot protesta e opozitës para Bashkisë, policia me plan masash: Rrugët që do të bllokohen

Opozita dhe “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” mbajnë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Duke marrë shkas nga tubimi, Policia e Shtetit...

Rama flet hapur për “Financial Times”: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, unike!

“Marrëveshja për emigrantët është unike dhe bazohet mbi miqësinë e thellë mes dy vendeve”. Deklarata bëhet nga kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për...

Kredia konsumatore u rrit me 30% për tremujorin e parë të këtij viti

Kredia konsumatore e ka nisur me rritje vitin 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit, kredia e...

Lajme të tjera

Web TV