Transmetohet Covid-19 nga rrjeti 5G? Ja qendrimi zyrtar i shkencëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Komuniteti shkencor dënon teoritë konspirative, se teknologjia 5g ndihmon në transmetimin e koronavirusit. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli, Stephen Powis, i konsideron si “lloji më i keq i lajmeve të rreme”.

Bëhet fjalë për teori që kanë dalë së pari si postime në “Facebook” në fund të janarit, rreth të njëjtës periudhë kur u regjistruan rastet e para në Shtetet e Bashkuara. Pretendohet se 5G mund të dëmtojë sistemin imunitar, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj kapjes së virusit. Gjithashtu thuhet se Covid-19 mund të transmetohet disi përmes përdorimit të teknologjisë 5G.

“Budallallëqe”-shprehet në lidhje me to Simon Clarke, profesor i asociuar. “Nuk qendron në shqyrtim ideja se 5G ngadalëson sistemin imunitar”-vijon më tej ai. “Sistemi imunitar ndikohet nga një ditë e lodhshme, ose duke mos patur një dietë të mirë. Por, nivelet e energjisë nga valët e radios, tek të cilat mbështetet shërbimi 5G, janë të vogla, nuk janë aq të forta sa për të ndikuar në sistemin imunitar”-thekson Clarke, duke shtuar si argument përhapjen e koronavirusit në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, ku 5G akoma nuk është vendosur.

Përpara shpërthimit të koronavirusit, teori të ngjashme konspirative qarkullonin për 5G rreth ndikimit të rrezikshëm në shëndet.  Në fillim të këtij viti, një studim i gjatë nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP) e hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se nuk ka prova që rrjetet celulare shkaktojnë kancer osë sëmundje të tjera.

Fjala.al

Të fundit

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Lajme të tjera

Web TV