“Mbi 40 mijë konsulta online”, Manastirliu: Po ndiqen pacientët me Covid-19 në kushte shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë u shpreh nga qendra shëndetësore nr. 5 se mjekët e familjes kanë kryer mbi 40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë për barnat e rimbursueshme, etj., ndërsa shtoi se janë 1600 mjekë që do të ndjekin online ecurinë e të sëmurëve me koronavirus.

“Kjo është një luftë dhe të gjithë batalionet duhet të jenë në të njejtën vijë të luftës. Ashtu siç janë në vijën e zjarrit mjekët e spitalit Infektiv, mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, dhe gjithë sistemi spitalor është në luftë me këtë armik të padukshëm, e njëjta gjë është dhe për mjekët e familjes. Janë 1600 mjekë të familjes të cilët kanë fokusuar forcat e tyre, jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’I japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie.

Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Janë më shumë se 40 mijë shërbime nëpërmjet telemjekësisë që janë ofruar për të moshuarit, për të sëmurët kronikë dhe për ata që kanë dashur të konsultohen me mjekun e familjes për një problematikë shëndetësore apo për një tjetër. Dhe telekonsultat janë duke u kryer në të gjitha qendrat shëndetësore dhe janë duke ndihmuar me mijëra qytetarë, sidomos përsa i përket paketës së barnave të rimbursueshme ku më shumë se 28 mijë paketa të barnave të rimbursueshme kanë vajtur në shtëpitë e pensionistëve mbi 65 vjeç“, tha Manastirliu.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV