Një plagsoje me thikë ka ndodhur tek Komuna e Parisit në Tiranë.
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit ndërsa autori i plagosjes është në kërkim nga policia.
I plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ S.M