Çmimet janë rritur me 24.5%!/BSH: 1/3 e apartamenteve të shitura janë blerë nga të huajit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur, thuhet në një analizë të bërë mbi këtë treg nga Banka e Shqipërisë.

“Çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur vrullshëm për rreth gjashtë vite radhazi, përpara dhe pas pandemisë”, thuhet në analizë.

Ndërkohë vetëm përgjatë 4 viteve të fundit (2020, 2021, 2022, 2023) çmimet e banesave në vend janë rritur me afro 24.5%.

Sipas analizës së bërë faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, janë blerjet e mëdha që po bëjnë shtetasit e huaj. Bazuar në raportet e bankës qendrore 1/3 e apartamenteve të shitura prej 2020-ës janë blerë nga të huaj, shumica shtetas jo rezidente në vendet e BE-së.

Një pjesë e madhe e këtyre pronave përdoren për biznese, jepen me qira, ose përdoren për shtëpi pushimi, pasi më së shumti janë blerë në bregdet.

Faktor tjetër që ka shtrenjtuar apartamentet thuhet në analizë është huaja bankare dhe normat e interesit, duke qenë se rreth 50% e pronave janë blerë me kredi bankare. Ndikim jo të vogël sipas raportit po japin edhe kostot e shtuara të ndërtimit, si dhe rritja e pagave për punonjësit.

“Ecuria e kaluar e çmimit të banesave dhe të ardhurat për frymë janë faktorët më të qenësishëm për shpjegimin e rritjes së vrullshme të çmimeve në vitet e fundit”, thuhet në analizë.

Shtrenjtimi i apartamenteve që ka përfshirë gjithë Shqipërinë, kulmon tek ndërtimet e reja në Tiranë pasi arrin deri në 4000 euro metri në zonat përreth qendrës, ndërkohë që nuk ka prona me çmim poshtë 1000 euro metri. Ky trend sipas vrojtimeve të bankës nuk pritet të ndalët as gjatë këtij viti.

Lexo edhe :  Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Tregu Real-Estate është ndër më të preferuarit për investimet e huaja, pasi vetëm në 9-muaj të 2023-shit, u investuan në këtë sektor 222 mln euro.

ÇMIMET E APARTAMENTEVE SIPAS BSH

Janar-Qershor 2020               +40%

Qershor-Dhjetor 2020         +48.6%

Janar-Qershor 2021              +6.7%

Qershor-Dhjetor 2021            + 9%

Janar-Qershor 2022            +39.2%

Qershor-Dhjetor 2022         +16.6%

Janar-Qershor 2023             +11.6%

/E.T

Të fundit

‘Çmendet’moti/ I nxehti “përvëlon” këtë vend, mbyllen rreth 200 shkolla

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera...

Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Partizani do të rikthehet pas 15 ditësh në Tiranë. Në fillim u diskutua shtyrja e qëndrimit në Ohër, por plani ka ndryshuar. Kështu të kuqtë...

Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Rriten depozitat si ne leke dhe ne euro.Të dhënat e Bankës së Shqiperisë konfirmojnë se kursimet e shqiptarëve bankare në monedhën vendase, në fund...

Meta nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time!

Kryetari i Partisë së Lirisë (ish-LSI), i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, aktualisht i pandehur për çështjen e lobimit...

GJKKO masë sigurie ndaj kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka vendosur masë sigurie ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme...

Lajme të tjera

Web TV