Renditja/ Tirana ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë një apartament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 241 nga 267 qytete në botë përsa i përket përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti, të matur sipas fuqisë blerëse, duke qenë ndër më të shtrenjtët në botë dhe e katërta më e shtrenjtë në Europë.

Të dhënat bëhen të ditur nga Numbeo, që rendit 267 qytete në botë, sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti (sa më i ulët ky indeks, aq më mirë është).

Ndonëse në vlerë absolute një apartament mesatar në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në Vjenë, Paris, Nju Jork, Milano, Firence, Lisbonë, Barcelonë, Stamboll, Gjeneve etj.

Në Tiranë, sipas këtij indeksi, duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një apartament, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Zyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

 

 

Edhe në krahasim me 5 vjet më parë, duhet shumë më tepër kohë për të blerë një apartament në kryeqytetin shqiptar. Sipas të njëjtës renditje të Numbeo në vitin 2012, kur raportohen për herë të parë të dhënat për kryeqytetin shqiptar, Tirana renditej në vendin e 104 dhe duheshin 12.5 vite për t’u bërë pronar i një shtëpie. Rritja e çmimeve të shtëpive me ritme shumë më të shpejta sesa e të ardhurave ka bërë që të bëhet gjithnjë e më e vështirë të blesh një apartament (në krahasim me 10 vjet më parë çmimet janë dyfishuar).

Lexo edhe :  Tirana në festë/ Veliaj dhe fëmijët ndezin dritat e pemës në sheshin ”Skëndërbej”

Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen më shumë se 22 vite për t’u bërë pronar shtëpie.

Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 13.3 vite. Në Shkup ky tregues është 15.1.

Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen rreth 10 vjet për të blerë një shtëpi.

Në Europë, më të shtrenjtë sesa Tirana janë vetëm tre qytete: Roma, Beogradi, Londra. Më i shtrenjti është Londra, ku do të duheshin 24 vite të ardhura për të blerë një apartament.

Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Hong Kongu, ky do të duhej gati gjysma e jetës (38 vjet) për t’u bërë pronar.

Çmimet në rajon
Aktualisht, çmimet e apartamenteve brenda Unazës në Tiranë variojnë nga 1000-2000 euro për metër katror, por ka dhe disa zona elitare si tek Televizionit shqiptar, ku çmimi i apartamenteve ka arritur në 3,000 euro për metër katror.

Kryeqyteti shqiptar ka shumë të lirë periferinë, me rreth 500 euro për metër katror, ndonëse kanë shënuar një rritje prej 15-20% së fundmi.

Nivelin më të lartë të çmimeve në rajon për qendrën e ka Beogradi, me mesatarisht 2000 euro për metër katror, por për hyrjet luksoze arrin edhe në 4000 euro, sipas Eurobank Property Services. Çmime mes 1500-2000 euro/m2 ka dhe Podgorica.

Në Shkup, çmimi i banesave është rreth 1000 euro për metër katror.

Rajoni ka periferinë më të shtrenjtë, ku minimumi është 800 euro/m2./monitor/  S.M
shtepite

Të fundit

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët...

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Ja cilët ishin popujt më të lumtur të Bashkimit Europian për 2023

Teksa mbyllet ky vit janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më...

Lajme të tjera

Web TV