Vendoset brenda pak ditësh e ardhmja e pasurive të paluajtshme të ish-Presidentit Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse shpallet fajtor, dënimi mund të përfshijë gjoba miliona dollarëshe dhe ndalimin e të bërit biznes në shtetin ku ai ka lindur. Së shpejti, ditët e Donald Trumpit si manjat i pasurive të paluajtshme në Nju Jork mund të marrin fund.

Një gjykatës po shqyrton mundësinë e shqiptimit të dënimeve të reja për ish-presidentin, mbi akuzat se ai mashtroi huadhënësit, kompanitë e sigurimeve dhe të tjerët, duke fryrë vlerën e pasurisë së tij në pasqyrat financiare.

Dënimi i mundshëm i zotit Trump në këtë padi civile, një proces që ka zgjatur prej muajsh, mund të përfshijë gjoba miliona dollarëshe dhe ndalimin për të bërë biznes në shtetin ku ai ka lindur.

Një dënim i tillë i shtohet, një vendimi të mëparshëm që kërcënon të ardhmen e prerandorisë së tij të pasurive të paluajshtme.

Në shtator të vitit 2023, gjykatësi Arthur Engoron vlerësoi se zoti Trump kishte mashtruar. Ndër të tjera, gjyqtari Engoron zbuloi se pasqyrat financiare të zotit Trump pretendonin se apartamenti i tij në Kullën Trump ishte gati trefish më i madh sesa madhësia reale e tij.

Gjyqtari gjeti po ashtu se zoti Trump mbivlerësoi pronën e tij në “Mar-a-Lago” në Palm Beach të Floridas, bazuar në idenë se aty mund të ndërtoheshin objekte të tjera banimi, megjithëse zoti Trump kishte hequr dorë nga e drejta për të ndërtuar në këtë pronë.

Në një paraqitje me video në prill të vitit 2023, zoti Trump mbrojti pasqyrat financiare që janë në qendër t çështjes kundër tij.

Tani, gjykatësi Engoron duhet të vendosë për çështje të tjera në këtë rast, duke përfshirë ato nëse zoti Trump ishte i përfshirë në një komplot për të ekzagjeruar pasurinë e tij dhe nëse ai, ose të pandehur të tjerë, mashtruan kompanitë e sigurimeve.

Lexo edhe :  Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg rivali kryesor i Erdogan

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James kërkon një dënim prej 370 milionë dollarësh dhe vendosjen e kufizimeve të rrepta ndaj tij për të bërë biznes në Nju Jork.

Gjykatësi ka ngritur mundësinë e likuidimit të bizneseve dhe pronave të zotit Trump.  Ish-presidenti mohon të ketë shkelur ligjin. Për shkak se kjo është një çështje civile dhe jo një çështje penale, zoti Trump nuk rrezikon të dënohet me burgim./O.S

Të fundit

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile,...

“Na duhet një Toni Kroos”, në Madrid gjejnë dy opsionet për mesfushën

Pas largimit të Toni Kroos, Real Madrid ka kuptuar se i duhet një mesfushor i ngjashëm me gjermanin. Ky rol vështirë të mbulohet nga...

Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis...

Në Rusi janë gati tri plane për përballjen me Donald Trump

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER SPIEGEL ndryshimin e retorikës së...

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me...

Lajme të tjera

Web TV