Të vetmit imunë ndaj kancerit, ja për kë bëhet fjalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ujqërit mutantë që jetojnë në rrugët e shkretuara të Çernobilit mesa duket janë rezistentë ndaj kancerit. Ky fakt, po rrit shpresat se shkencëtarët mund të gjejnë tashmë mënyra të tjera për ta luftuar sëmundjen te njerëzit. Një reaktor nuklear shpërtheu në centralin bërthamor të Ukrainës në vitin 1986, duke bërë që më shumë se 100 mijë njerëz të evakuohen nga qyteti pasi nga shpërthimi u çlirua rrezatim që shkakton kancer.

Zona ka mbetur e braktisur që prej atëherë dhe me vendosjen e asaj që quhet Zona e Përjashtimit (CEZ), njerëzit e kanë të ndaluar që të futen në një sipërfaqe prej 2589.99 km katrorë pasi rrezatimi vijon të jetë i rrezikshëm. Por, edhe pse njerëzit nuk janë kthyer, jeta e egër ka lulëzuar në qytetin që u evakuua mbi 35 vite më parë.

Cara Love, biologe evolucionare dhe ekotoksikologe në Universitetin Princeton në SHBA, vëzhgon sesi ujqërit e Çernobilit mbijetojnë pavarësisht ekspozimit për breza me radhë ndaj grimcave radioaktive. Love dhe një ekip studiuesish vizituan CEZ-in në vitin 2014 dhe i vendosën ujqërve gjurmues në qafë në mënyrë që të monitoroheshin lëvizjet e tyre.

Ajo tha se qaforet i japin ekipit matjet në kohë reale se ku janë ujqërit dhe ndaj çfarë sasie rrezatimi janë të ekspozuar. Po ashtu, ekipi ka marrë mostra gjaku për të kuptuar sesi trupat e ujqërve reagojnë ndaj rrezatimit që shkakton kancer. Studiuesit zbuluan se ujqërit e Çernobilit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit mbi 11.28 milirem çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre, që është mbi gjashtë herë më shumë se kufiri ligjor i sigurisë për një njeri.

Biologia tregon se ujqërit e kanë përshtatur sistemin imunitar njëlloj si pacientët me kancer që i nënshtrohen trajtimit me rrezatim, por më e rëndësishmja, ajo identifikoi gjithashtu pjesë specifike të informacionit gjenetik të kafshëve që dukeshin “elastike” ndaj rritjes së rrezikut të kancerit. Shumë kërkime te njerëzit kanë gjetur mutacione që rrisin rrezikun e kancerit me praninë e variantit të gjenit BRCA që e bën më të mundshëm që një grua të zhvillojë kancer gjiri ose vezore, për shembull. Por, Love në fakt po kërkon të identifikojë mutacionet mbrojtëse që rrisin shanset për të mbijetuar nga kanceri./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV