Vizita e Blinken/ Meta: Ngjarje normale, kanë ardhur dhe të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa gjithnjë e më shumë vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri po konsiderohet si historike, kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta e quan ngjarje normale. Ai thotë se Blinken vjen në Tiranë njëjtë si shumë Sekretarë të tjerë të shtetit ndër vite.

‘Mendoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke patur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.”, tha Meta./E.T

Të fundit

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima është një turist i huaj,...

Nën hetim për korrupsion, qeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Antalyas

Ministria e Brendshme Turke ka pezulluar kryetarin e bashkisë së Antalyas , Muhittin Boçek , i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të...

Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit mbi “Vlerësimin e Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë...

Ministri Manja: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm të pavarur, por edhe llogaridhënëse

Ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka vlerësuar ditën e sotme reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK. Gjatë fjalës së tij në tryezën “Vlerësimi i...

Lajme të tjera

Web TV