Sa i kushton shtetit shqiptar një i paraburgosur?/ Ekspertët dalin me kërkesën urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e sigurisë thonë se kostoja mesatare ditore e një të paraburgosuri arrin në rreth 90 euro duke përfshirë ushqimin, por dhe shpenzimet për pagat dhe infrastrukturën e personelit të sigurisë.

Nga rreth 3 mijë persona që ka në paraburgim, një pjesë e tyre janë në hetim për vepra jo të rënda penale. Për këtë arsye ekspertë dhe avokatë kërkojnë ndryshim të politikave penale.

Një i burgosur i kushton shtetit shqiptar mbi 95 euro në ditë. Kjo shifër është shumë e lartë duke llogaritur prodhimin e brendshëm bruto. Avokati Esmerald Xhafa ndërsa citon vlerën monetare dhe sqaron edhe ndarjen e parave  në total  për një të burgosur.

Nga 5818 të burgosur që aktualisht janë të shpërndarë në burgjet në rang kombëtar, 59% prej tyre janë në paraburgim, që ende nuk kanë një datë të caktuar kur do të jenë para gjykatës për të marrë vendimin e formës së prerë. Aktualisht shteti shpenzon rreth 300 mijë euro në një ditë vetëm për personat që ndodhen në paraburgim.

Transporti i të paraburgosurve nga qelia drejt gjykatës ka koston më të madhe financiare, ndërsa ushqimi renditet i fundit në listë në vlerën e shpenzimeve individuale.

Ndonëse ende nuk kemi rezultatin final të INSTAT sa i përket censit te popullatës, numri i të dënuarve dhe i atyre që janë në paraburgim është shumë më i lartë se norma europiane, shifër e kritikuar së fundit edhe nga Këshilli i Europë./E.T

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV