Urgjenca jashtë funksionit/Personat që kërkojnë ndihmë shpërndahen në spitale të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Por ata janë të detyruar të kthehen pas duke u orientuar për në ish-sanatoriumin e Tiranës, kur kanë probleme kardiake, për te Spitali i Traumës, kur ka nevojë për ndërhyrje kirugjikale apo në  urgjencën e shërbimit infektiv kur ka temperaturë të lartë apo gjendje febrile.

“Po nuk e dinim, ku e dinim ne. Tani na thanë duhet të shkojmë në Sanatorium”, tha një qytetar.

“Po pyesim nga do shkojmë”, tha një tjetër.

Në katet e sipërme të spitalit qendror janë shërbime si kardiologjia, endokrinologjia, hematololgja e të tjera në të cilat vijojnë të marrin shërbim pacientët që ishin të shtruara më parë. Madje vetëm pak prej tyre u transferuan të dielën kur ra zjarri.

“Aty isha në kat të katër, as nuk e kam ndierë fare”, tha një pacient.

Në këto shërbime pranohen të shtruar vetëm ata të cilët e kanë shumë të domosdoshme trajtimin në një spital të nivelit tercial dhe që vijnë nga spitalet e rretheve me rekomandim nga mjeku.

Nuk ka ende një përgjigje se kur mund të kthehet në normalitet spitali qendror, pasi po testohen të gjitha sistemet, si ai gazit, sistemi elektrik hidraulik e me radhë, në mënyrë që të mos riskohet asgjë, madje as aparaturat diagnostuikuese, të cilat janë shumë të kushtueshme./O.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV