Lufta ndaj Covid-19/Mjeku i njohur shqiptar bën veprimin e jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Dhimitër Kraja i cili vetëm para dy ditëve arriti të fitojë betejën me koronavirusin ka bërë një tjetër veprim të jashtëzakonshëm.

Ai është shprehur se do të rikthehet pranë pacientëve të tij në Spitalin Infektiv të Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, së cilës Dhimitër Kraja i ka komunikuar se është i gatshëm të kthehet te Infektivi pranë pacientëve që vuajnë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Kraja kishte shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për t’u rikthyer pranë kolegëve dhe pacientëve të tij.

Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi i fundit, pra është i shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim,”– thuhet në njoftimin e dhënë nga Manastirliu.

Dhimitër Kraja kthehet në spital në një moment kur vetë ai sapo ka kaluar koronavirusin. Një gjest tillë padyshim që do t’u japë kurajë edhe vetë kolegëve të mjekut Kraja në Spitalin Infektiv në luftën ndaj Covid-19.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV