E quajti ‘kone’/Erion Braçe i kthehet keq Armand Dukës: Shit Bentlyn nëse të dhimbset futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erion Braçe i është kthyer keq presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Braçe dhe Duka janë përfshirë ditët e fundit në një debat të ashpër mbi dhënien e ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar. Debati i cili ka vijuar edhe sot teksa Braçe i është kundërpërgjigjur akuzave të Dukës, kur ky i fundit tha se zëvendëskryeministri bën thjesht ‘rolin e kones’ së shefit të tij.

Por, Braçe nuk ia ka lënë mangët teksa i ka thënë Dukës se nuk mund të përfitojë nga qeveria  pasi FSHF përfiton nga tarifat e stërvitjes së fëmijëve nga 30 dollarë deri në 70 dollarë në muaj duke mos paguar asnjë detyrim.

Sipas Braçes kjo është një zhvatje, ndërsa Dukën e etiketon si “fuçi fyerjesh pa kapak”. Gjithashtu Braçe ka shtuar se nëse Dukës i dhimbset futbolli, atëherë le të shesë makinën e tij luksoze  për të siguruar para për të mbështetur klubet e futbollit shqiptar.

Postimi i zëvendëskryeministrit Erion Braçe:

Ishte: FUTBOLLI

NUK ESHTE PER HALLEXHINJ!

U be: JEP PARA PER HALLEXHINJTE E FUTBOLLIT!

SHIT BENTLEY-n TEND!

NESE PARATE NUK DALIN, PAGUAJ ME FITIMIN TEND NGA DIGITALB!

Kaq mund te kish qene pergjigja per presidentin e FSHF. Por sa kohe futbolli eshte nje e mire publike dhe, evazioni fiskal nje problem shume i madh per kete vend, do e zgjas pergjigjen.

Qysh javen e dyte te STOP-it te shpetues per pandemine, dy kore si ne stadium-njeri, “NA KANE RENE TE ARDHURAT”, tjetri, “DUAM PARA NGA QEVERIA”, bene bashke ca politikane hibrid, ca biznesmene te medhenj, ca hajdute te medhenj!

Jane te njejtat fytyra, tipologji; Mendojne te vene ne veshtiresi nje qeveri qe paguan me te ardhurat qe jane ngadalesuar e deri ndalur, mendojne parate publike pa prekur fare luksin e tyre privat!

Presidenti i FSHF e nisi me tre genjeshtra per te ardhurat e #Superliges, vijoi me kerkesen per te paguar qeveria per te/ta, pas reagimit eshte ndalur te pagesat per futbollin e amatoreve, femijeve!

Ai foli per “hallexhinjte e futbollit”,  por deri dje, FSHF, ulerinte se “futbolli nuk eshte per hallexhinjte”!

Kombinimi i genjeshtres me propaganden, eshte si kombinimi i patologjive te tjera me #coronavirusin;

Fakt: ne futbollin e FSHF, per femijet qe luajne futboll deri ne nje kontrate profesionisti, paguajne prinderit, nis me 30 dollare/muaj ne trajnere e fusha gjithefaresh, arrin ne 70 dollare ne akademi klubesh;

Keshtu marrin para nga prinderit e femijeve qe luajne edhe ne kompleksin e FSHF ne Kamze!

Lexo edhe :  Basha takime në njësitë 2 dhe 9: Vota për euroatlantikët është votë për familjen

Pra, jo qe FSHF nuk paguan per ta, por ne ambjentet e saj marrin para nga femijet. A quhet kjo ekonomi e futbollit qe eshte prekur nga kriza?!

ESHTE TURP KY!

KJO NUK ESHTE EKONOMI!

KJO ESHTE ZHVATJE!

Kete u mundova te them dje ne #diell,  ne #TopChannel, me fakte e pa fyer kend. Ne darke, ne nje prej instrumentave te #SISTEMIT, lexova fyerje por jo fakte. Nuk di cila nga te #VERTETAT qe rendita, tromaksi presidentin e FSHF,  e ktheu nga nje biznesmen te madh ne nje fuci fyerjesh pa kapak!

#E VERTETA E PARE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga shitja e biletave? Te ardhurat nga biletat ne klubet e superliges jane minimale, kushtezuar nga cmime 200-400 leke per bilete e tifoze te pakte ne stadiume;

Nje ndeshje eshte qe sjell te ardhura, Partizani-Tirana dhe aty, FSHF rrjep cdo lekure, njehere deri ne 25% te te ardhurave-Partizanit i mori 42 milion leke, njehere si gjobe ndaj klubeve “per sjellje jo te denje te tifozeve”, deri ne 5 milion leke.

#E VERTETA E DYTE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga sponsoret? Te ardhurat nga sponsoret ne klubet e superliges jane po aq minimale, kufizuar ne Tirane e Durres, kryesisht nga reklama te kompanive te presidenteve ose, kompani qe ofrojne sherbime per klubet-funksionon me klering, sherbim paguar me reklame.

Une e kam thene disa here, nuk jep kush para per nje gare qe paravendoset dhe kjo eshte prova. Me keq, FSHF eshte vete pa sponsor per garen qe organizon, hem per kampionatin e hem per kupen;

NJE JETE QE GAREN NUK JA BLE KUSH! A quhet kjo ekonomi e kampionatit,  kupes, qe eshte prekur nga kriza? NE KETE ASPEKT AS QE KA EKONOMI, ZERO DERI PAK LEKE SPONSORIZIME, KETE DESHMOJNE!

#E VERTETA E TRETE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te #Superliges u kane rene te ardhurat nga e drejta televizive? Ne fakt ka ca leke nga kjo e drejte! Por si mund te kompesoje qeveria nje skandal??

Shikoni, FSHF ua ka marre klubeve te drejten televizive, e ka shitur per kater vjet dhe ne avance; Me e renda, FSHF qe ka president, ja ka shitur te drejten televizive nje kompanie ku aksioner/pronar, deklaruar publikisht pak jave me pare, eshte presidenti i FSHF.

Të fundit

Shqipëria pranohet si vend pjesëmarrës i asociuar në nismën e “Tri Deteve”

Presidenti Bajram Begaj, bëri të ditur sot nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në...

“Shqipëria, shteti i 29 i BE-së”, Kos: Dështim për BE nëse ky objektiv nuk realizohet…

Një dështim për Bashkimin Europian e ka quajtur komisionerja e zgjerimit Marta Kos nëse asnjë vend kandidat nuk do të anëtarësohet në bllok brenda...

Pse disa fëmijë mund të birësohen e disa jo? Ish drejtoresha Lenada Cadoshi tregon arsyen

Imazhi dhe rrëfimi i sinqertë i këngëtarit të njohur shqiptar Ermal Meta ka qenë kryefjalë e shumë revistave dhe portaleve të mediave prestigjioze italiane,...

Balkan Insight: Ende asnjë shpjegim zyrtar mbi fatin e emigrantëve të zhdukur në Gjadër

Një deputete italiane e opozitës po kërkon sqarime pasi 16 nga 41 migrantët e transferuar në Shqipëri dy javë më parë pretendohet se...

Lapaj: 12 majin kthejeni në ditën e shpresës, mos e bëni ditën e ‘ikjes së madhe’

Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar mbrëmjen e sotme me qytetarët e Tiranës në zonën e Xhamllikut,...

Lajme të tjera

Web TV