Abortet selektive/ Analistja bën deklaratën tronditëse: Nëna ka qasjen të lindë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kultura dominuese patriarkale i ka shtyrë shumë familje që t’i kenë të gjitha shpresat në një djalë, në rast të kundërt, shumë vajza e gra i drejtohen abortit si zgjidhje për të mos patur më vajza në familjen e tyre.

Elsona Agolli, analiste për Popullsinë dhe Çështjet Gjinore ka deklaruar në një emision televiziv, se ky fenomen ka një përmirësim, pra janë ulur rastet me ketë pretendim, por nuk mund të themi që nuk ekziston. Madje ajo vetë sjell një rast ku vetë nëna ka qasjen të lindë fëmijë deri në lindjen e gjinisë mashkull.

Sipas saj në shumë familje, gjinia djalë shihet si trashëgimtari që do mbajë mbiemrin.

“Ka një përmirësim, por gjithsesi vazhdon të ekzistojë si fenomen se si shikohet lindshmëria e gjinisë femër. Jo më larg se para 2 javësh u ftoja me një vajza të re që vinte nga një vend i huaj, por shqiptare e cila nuk kishte pushuar deri sa kishte bërë djalë. Kishte bërë një djalë pas 3 vajzave. Nuk besoj se ishte vetëm qasja e saj, por edhe presioni. Gjinia djalë shihet si trashëgimtari që do mbajë mbiemrin”. tha ajo./e.t

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV