Superkupa e Spanjës, në pikëpyetje kthimi i Hazard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 8 janar do të luhet ndeshjet gjysmëfinale për Superkupën e Spanjës ku Valencia do të presë Real Madridin, ndërsa Barcelona do jetë përballë Atletico Madrid.

Rezultatet e këtyre ndeshjeve do të caktojnë se cilat do jenë skuadrat që do luajnë për Superkupën e Spanjës.

Real Madrid nuk dihet ende nëse do i ketë të gjithë lojtarët e tij potencial, pasi Eden Hazard ka mbi një muaj që nuk aktivizohet në asnjë ndeshje si pasojë e një lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë.

Duket se rikuperimi i Hazard është ende i largët dhe kjo do të thotë se ai do jetë larg ndeshjeve për Superkupën.

Klubi ka informuar tifozët se Hazard nuk do të kthehet në fushën e lojës pa u arritur rikuperimi i plotë i tij,pasi nuk duan që të ketë rrezik për pasoja më të rënda.

“Asnjë rrezik nuk duhet të merret me Hazard, duke e kthyer pa u rikuperuar plotësisht.”-njofton klubi.

Hazard dëshiron që të jetë pjesë e skuadrës që në ndeshjen e 8 janarit, por klubi nuk do që të rrezikojë dhe ta fusë në fushë përpara ndeshjes finale. Në gjashtë ndeshje në total që ai ka luajtur me klubin, Real Madridi ka shënuar 20 gola./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV