Victoria Beckham nuk është gati të bëhet gjyshe, reagimi i saj çuditi publikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Victoria Beckham mund të jetë një grua me shumë talente, por ajo nuk është e gatshme të shtojë epitetin “gjyshe” në rezymenë e saj. Ylli u panikos kur u pyet nëse është gati të bëhet gjyshe gjatë një interviste të fundit me “Vogue” që debutoi të premten.

“Krishtt. Çfarë?! Woo. Prisni, – u përgjigj ajo e trazuar. “Unë nuk mendoj se po ndodh ende, vetëm nëse ju djema dini diçka që unë nuk e di, nuk po ndodh ende.”

Djali i madh i stilistes 49-vjeçare me bashkëshortin David Beckham, Brooklyn, është martuar me aktoren Nicola Peltz që nga prilli i vitit 2022. Muaj pas martesës së tyre ekstravagante, Brooklyn, tani 24 vjeç, pranoi se dëshiron të ketë 10 fëmijë me gruan e tij. Kur Brooklyn dhe Peltz të jenë gati për të hyrë në atë fazë të jetës së tyre, Victoria tashmë ka disa ide se si do të donte të quhej.

“Herën e fundit që isha me redaktoren e Vogue Anna Wintur, i thashë: Ana, si të thërrasin nipërit e mbesat e tua? Dhe ajo më tha: Ana.”

“Dhe unë mendova se kjo ishte shumë elegante, kështu që ndoshta do i futem asaj rruge.”

“Por kjo nuk po ndodh ende,” shtoi ajo. “Por, ju e dini, shpresoj që një ditë nëse do bekohem me nipër dhe mbesa, atëherë kjo do të ishte e mrekullueshme!”/E.Ç

Të fundit

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

“Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend. Më konkretisht,...

Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia ka shkaktuar reagime të...

Si u futën 1 mijë e 100 kg eksploziv për të hedhur në erë urën në Krime

Ura e Kerçit, tashmë shënjestër e pushtimeve nga Kievi në vitet 2022 dhe 2023, lidh Krimenë me Rusinë. Dinamika është ende e pasigurt, por...

Lajme të tjera

Web TV