Një fillim i ri/ Veliaj shpërndan banesat për 25 familjet e prekura nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryetari i Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj ka shpërndarë sot banesat për 25 familje të cilat u prekën nga tërmeti i vitit 2019.
Banesat e mobiluara dhe me infrastrukturat e nevojshme rrugë, kanalizime, ndriçim, u mundësuan nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me fondacionin “Firdeus”.
Veliaj, së bashku me Elvis Naçin dhe Toni Gogun ishin sot të pranishëm në Pezë, aty ku ata i rikthyen buzëqeshjen banorëve të prekur nga tërmeti. Zoti Veliaj u shpreh se ky do të jetë një fillim i ri për të gjithë banorët.
“Me këtë ditë mbyllim edhe një maratonë. Ka qenë një maratonë 5-vjeçare për të mbyllur të gjithë historinë e tërmetit. Kemi mbyllur një lagje të ngjashme në Ndroq, ku kemi akomoduar një pafundësi familjesh. Kemi bërë të njëjtën gjë në Vaqarr, sapo mbaruam punë në Zall-Herr dhe Baldushk, edhe aty kemi futur familjet e reja. Më vjen mirë që ëmbëlsira ngeli për në fund për ata miq, vëllezër, motra, e familje që kanë kaluar shumë vuajtje, që sot e kanë zgjidhur me këtë investim të jashtëzakonshëm të Fondacionit “Firdeus” edhe të bashkisë tonë”, tha Veliaj./E.T

Të fundit

Zhduket 35-vjeçari në Dibër, babai: Më ka ikur djali nga shtëpia

Një 65-vjeçar është paraqitur në Komisaritatin e Dibrës teksa ka denoncuar humbjen e djalit të tij. 65-vjeçari me iniciale Sh....

Plagosja e çiftit në Kavajë, gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Policia e Kavajës bën me dije se është gjetur arma me të cilën dyshohet se Shpëtim Osma plagosi çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nedire...

Pjerin Ndreu: Nuk jam i sigurt nëse lojtarët tanë do lënë shpirtin në fushë me Serbinë

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka befasuar me një postim në Facebook, duke thënë se ka dyshime për lojtarët e kombëtares shqiptare, nëse...

“Formacionin e kam në tru! Serbia ka ekip të fortë, por Shqipëria ime…”

Sylvinho, në konferencën e sotme për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë, deklaroi se e ka në mendje formacionin që do të provojë...

Miqësia mbaroi! Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Elon Musk

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se vjen si rezultat i përplasjes...

Lajme të tjera

Web TV