Kosova ka mungesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edison Ypi

Isha në Kosovë. Kosova kishte mungesa.

T’i pyesje kosovarët: Ku ndodhet hoteli ? askush nuk e braktiste punën veç 1 orë për me të shoqëru te hoteli. As ustai, as ndihmësi. Madje në Kosovë këtë hall nuk ta qan as serbi i Graçanicës.

Por edhe kur hotelin e gjen vet, hoteli ka mungesa, hoteli s’ka kurva.

Nëpër gjelltoret e Kosovës ka Pasul, dhe Pasuli fort i mirë është, por mungon ai Pasul që ëndërroj unë, mungon ai Pasul që dashuroj unë, Pasuli me tavë argjile, me fasule kokërrmëdhaja, i pjekur në furrë, me llokëm mishi në mes.

Andej nga Rahoveci dhe Malisheva ka vreshta me të ikë menia, dhe lumë derdhet rakia. Por nëpër gjelltore kamarierja të vë në dijeni për një mungesë të frikshme. Të thotë “s’mbajmë pije alkolike”, as birra.

Shqiptari i Shqipnis don veç me nejt.

Kosovarit i mungon kjo cilësi. Kosovari don veç me punu.

Në Kosovë mungon kafja dhe muhabeti gjatë orarit të punës. Nuk jetohet pa kafe dhe pa muhabet te puna. Çudi si e durojnë kosovarët këtë diktaturë. Prite kur pas pak të nisi Kryengritja e Muhabetit, Revolucioni i Kafes, Mosbindja e Sheqerit.

Nëpër tezgat e fruta-perimeve ka gjithçka. Por ka mungesa. S’ka fruta ekzotike si këto që Shqipëria i sjell nga fundi i botës.

Autostradat e Kosovës janë si të Gjermanisë. Por kanë mungesa. S’kanë gropa, gunga, bajga, vrraga të vajrave që rrjedhin nga motorrat e vjetër, mbrojtëse metalike të shpartalluara nga përplasjet e makinave.

Nëpër rrugët e Kosovës mungon laryshia e tipave. Zor se e sheh ndonji barkderr kokërruar me zinxhira floriri në qafë dhe nëpër duar.

Mundesh me taku në Kosovë plot Berata, Etnika, Liridona. Mirpo, për shkak të mungesës së vetdijës metropolitane, zor se e gjen në Kosovë nji Ferdinand, nji Elvis, apo nji Antonio.

Lexo edhe :  Kot i mbajnë shpresat Saliu dhe të korruptuarit te Amerika, SPAK nuk do të ‘tradhtohet’!

Në Tiranë kurrkush s’ja jep celularin kosovarit për me bo një bisedë të shkurtër me mbaru nji punë të ngutshme, një detyrim që s’pret.

Në Kosovë, frika nga vllau i përtejdrinit, si shumë cilësi të tjera të vyshme, edhe ajo mungon. Shqiptarit nga Shqipëria në hall, celularin ja jep çdo kosovar.

Në Kosovë mungon syçelësia ndaj turistave. Në Kosovë, krejt turistat munden me ik me vrap nga restorantat veç mos me pagu.

Në Kosovë mungojnë shqiptarët që u telefonojnë televizioneve për tu dëshmuar sa budallej janë ata vetë, se televizionet dihet sa kot janë.

Nxënës të edukuar dhe të disiplinuar që respektojnë mësuesit ka pafund në Kosovë. Ama 1 që ja hedh mësueses karriken në kokë nuk e gjen dot sot, as ke për ta gjetur kurrë, çka, në një shoqëri moderne është mungesë e papranueshme.

Në Kosovë nuk mundesh me gjet as tre ose katër djem të rinj që pasi e drogojnë dhe përdhunojnë moshataren, e braktisin në mes të rrugës duke dhënë shpirt. Mungesë goxha e rëndë kjo për nji vend që aspiron NATO-n  vizat, Europën.

Piktorja Vjeshta, faqet e kodrave dhe maleve, gjethet, drurët, fushat, pyjet, i ka ndezur me ngjyra si një prush gjigand aq mahnitës sa s’munden as piktorat gjenialë. Pritet të zbresi një Profet me ja shtu ndjeshmërinë e ndërrimit të stinëve atyre që u mungon këtej e andej kufirit./e.t

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV