Mbi 6 mijë vende të lira pune/ Kërkohen kryesisht punonjës për Turizmin e Teknologjinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë biznese kanë afishuar njoftime për vende të lira pune. Nuk dihet numri i saktë i kërkesave, por zyrtarisht vetëm në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, mbi 6 mijë biznese  kërkojnë një punëtor.

Megjithatë, numri i të papunëve, sipas kësaj Agjencia, është shumë herë më i lartë. Bëhet fjalë për mbi 70 mijë qytetarë në muaj që kërkojnë një punë,

‘Janë mbi 70 mijë persona që i drejtohen zyrës së punës për të kërkuar punë çdo muaj, apo për të rritur kapacitete. Kemi një rritje të madhe nga kërkesat nga të rinjtë dhe janë drejtuar gjithmonë zyrave të punës.’- thotë Gerta Hajro.

Kjo zyrë ka afruar edhe aksesin që të papunët të bëjnë kërkesën online

E reja e fundit është që të gjithë punëkërkuesit që janë në kërkimin e një vendi pune, mund të hapin llogarinë e vet dhe mund të aplikojnë direkt për vendin e punës”, tha drejtoresha e Agjensisë së Punës, Gerta Hajro.

Vendet e lira të punës, tha drejtoresha e AKPA, Gerta Hajro, janë kryesisht në turizëm e teknologji, dhe për 30% e tyre nevojitet që punëkërkuesi të ketë përfunduar Universitetin apo masterin.

“Gati 40% e vendeve të lira kërkojnë punojnës me 1 vit eksperiencë. Gati 30% e vendeve të lira të punës kërkojnë  persona me universit, me master apo me doktoraturë. Vendet e lira të punës, hoteleri turizëm, teknologji informacioni, tregëti, ndërtim apo industri përpunimi. Qyteti që është kryesor në shpalljen e vendeve të lira janë Tirana, Durrësi, Shkodra”.

Edison Hoxha, nga Qendra Për Të Drejtat Në Punë tregon arsyet se përse këto vende të lira pune nuk plotësohen dhe për pasojë ka shumë të papunë

‘Mungesa e standardeve të punës që këto vende pune, sidomos në sektorin priva, është arsyeja kryesore që këto vende të mos plotësohen. Edhe ato që ato plotësohen, por plotësohen për periudha tranzitore dhe jo afatgjatë. Këtu kemi parasysh, sektorët e vështirë të ekonomisë, sektorët e shërbimeve. Punonjësit në këto punë nuk shohin perspektivë për të ardhurën. Për këtë arsye, janë të prirur drejt kërkimit të punëve të tjera, që paguhen më mirë dhe janë më të qëndrueshme. Një nga arsyet e tjera shumë të rëndësishme, që këto vende pune nuk plotësohen është se kemi një shkallë të lartë emigracioni. Standardet lidhen me pagat.’- tha Hoxha./O.S

Të fundit

Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit...

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit,...

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Lajme të tjera

Web TV