Gjermanët nuk e preferojnë pensionimin e parakohshëm, 63-vjeçarët duan të punojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Secilën herë e më shumë, banorët e Gjermanisë janë duke punuar deri në moshën 67-vjeçare, kanë treguar disa të dhëna qeveritare.

Mosha standarde e pensionimit për ata që kanë lindur pas vitit 1964 është 67-vjeç. Pensionimi i parakohshëm mund të zbatohet prej moshës 63-vjeçare me zvogëlim të përfitimeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave në grup-moshat 63 dhe 67 vjeç, që janë ende në punë, është rritur ndjeshëm prej 1.31 milion në 1.67 milion vitin e kaluar.

Më 2022, 1.52 milion njerëz në këtë grup-moshë kanë qenë ende të pensionuar. Këto të dhëna janë bërë publike pas debatit për pensionet, të ngritur prej partisë së krahut të majtë, Linke.

Debati është aktualizuar për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që janë në kohën e pensionimit dhe mungesës së punëtorëve, në anën tjetër. Disa sindikata të punëtorëve dhe politikanë të krahut të majtë, janë duke e kundërshtuar rritjen e moshës së pensionimit në 70 vjeç./REL

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV