Protesta e opozitës/ Mbi 1100 policë në terren, ja rrugët që bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e martë në orën 17:30 para kryeministrisë.

Protesta do të “blindojë” Tiranën pasi në terren do të jenë mbi 1100 forca policia, duke përfshirë FNSH-në, Shqiponjat dhe Gardën e Republikës.

Dera e kryeministrisë do të mbyllet me dyer metalike, ndërkohë që një kordon me efektivë do të rrethojë selinë e qeverisë.

Përgjatë të gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” policia ka montuar kamera me rezolucion të lartë me qëllim monitorimin e protestës

Segmentet rrugore që do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./O.S

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV