“Paketa e Sigurisë në shkolla/ Balla dhe përfaqësuesi i TikTok takohen me gjimnazistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketa e Sigurisë në shkolla po fokusohet edhe tek vigjilenca kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla sëbashku me Jakub Olek, Drejtor i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë zhvilluan një seancë pyetje-përgjigje me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës.

Në fjalën e tij ministri Balla tha se çdo qytetar përdorues të ndiqet me prioritet dhe abuzuesve t’u bëhet e qartë se tani më e kemi shumë të thjeshtë për t’ju gjetur dhe për t’ju vendosur me përgjegjësi përpara ligjit.

“Në platformë nuk duam asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje, bullizmi ose dhunë ndaj grave. Kjo është diçka që nuk ka vend në platformën tonë dhe është hequr nga platforma kur ka përmbajtje të tilla, ose edhe kur përdoruesit krijojnë përmbajtje të tilla, ata do të hiqen nga platforma tërësisht. Ngjarjet e fundit në Shqipëri që kanë qenë shumë të trishtueshme, sigurisht ne i kemi parë me shumë kujdes dhe kemi diskutuar në ekip sesi mund të përmirësojmë platformën”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Kompanisë.

Ai tha se numri i përdoruesve të rrjetit po rritet në mënyrë të shpejtë, por Olek pohoi se TikTok nga ana tjetër ka mbi 40 mijë punonjës të angazhuar për sigurinë e platformës.

Më tej, Balla u shpreh se jemi në kohën e duhur për të rritur vigjilencën sa i përket një sërë fenomenesh që ndodhin çdo ditë, që kanë të bëjnë me dhunën online, me shantazhin brenda apo jashtë shkollës.

“E kam shprehur shqetësimin sesi në këtë rrjet ka një gjuhë të pakontrolluar, mesazhet e një gjuhe tërësisht të pahijshme duke shkuar pastaj edhe në promovimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, sikurse mund të jetë edhe përdorimi i lëndëve narkotike. Janë një shqetësim për ne, janë një shqetësim për mua si Ministër i Brendshëm, por më shumë se kaq, janë një shqetësim për mua edhe si një baba i një djali 14-vjeçar, dhe se përgjegjësia ime është njëlloj për të gjithë ju dhe për të gjithë moshatarët tuaj”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Lexo edhe :  Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Përfaqësuesi i TikTok shtoi se në platformë nuk tolerohet asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje apo bullizmi. Nisur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri, të cilat i cilësoi si shumë të trishtueshme, Olek deklaroi se janë duke diskutuar për të përmirësuar platformën./O.S

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV