S’mund të bëni më ‘screenshot’! “WhatsApp” vjen me rregulla të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp” po teston një funksionalitet të ri që i ndalon përdoruesit t’i bëjnë ‘screenshot’ profilit të përdoruesve të tjerë.

Funksioni i ri i platformës së mesazheve synon të rrisë privatësinë e përdorueseve duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa pëlqimin e tyre.

Siç është vërejtur nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i “WhatsApp” për Android, i cili është i disponueshëm në “Google Play Store”, kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një ‘screenshot’ të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim duke thënë “Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit”.

Kjo është e ngjashme me “Snapchat” dhe aplikacionet e pagesave si Paytm dhe “Google Pay”, të cilat gjithashtu i pengojnë përdoruesit të bëjnë screenshot.

Megjithatë, ju do të jeni ende në gjendje të bëni një foto të fotografisë së profilit të një personi tjetër duke përdorur një pajisje dytësore si telefoni ose kamera.

Funksioni i bllokimit të ‘screenshot’ është i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta për momentin, por duket se funksionaliteti do të shpërndahet për të gjithë në javët e ardhshme./   S,M

Të fundit

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Zjarri në Hoshtimë, digjen varrezat e fshatit, FNSH dhe zjarrfikësit evakuojnë banorët

Alarmante paraqitet situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ku pasditen e kësaj të diele u aktivizua një vatër zjarri. Prej orësh tanimë, zjarrfikësit janë duke...

Lajme të tjera

Web TV