Sanksionet perëndimore ndaj Moskës/ Paralajmëron Medvedev: Rusia do të hakmerret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha të shtunën se Moska do të kërkojë “hakmarrje” për sanksionet e mëdha që Perëndimi i ka vendosur kundër saj.

Të premten, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të reja kundër Rusisë në prag të dyvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Moska, si dhe pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny, në një burg rus.

“Arsyeja [për sanksione] është e qartë: Sa më keq që është për qytetarët rusë, aq më mirë është për botën perëndimore”, tha Medvedev në rrjetet sociale.

“Ne thjesht duhet ta kujtojmë këtë dhe të hakmerremi kurdo që mundemi. Ata janë armiqtë tanë”, shtoi ai.

Bashkimi Evropian e prezantoi dje paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, një ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Sot, ne po ashpërsojmë edhe më shumë masat kufizuese kundër ushtrisë së Rusisë dhe sektorit të mbrojtjes”, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate për media.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se më shumë se 500 sanksione të reja do të vendosen kundër Rusisë.

“Këto sanksione do të shënjestrojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalnyt, por edhe sektorin financiar të Rusisë, atë të mbrojtjes, rrjetet e prokurimit dhe shmangësit e sanksioneve në vende të tjera”, tha Biden.

Navalny, një kritik i zëshëm i Kremlinit, vdiq më 16 shkurt në rrethana të dyshimta në një burg të Arktikut në veri të Rusisë. Ai po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Lexo edhe :  Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, rritet ‘frikshëm’ numri i viktimave

“Ato [sanksionet] do të sigurohen që Putini do ta paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe për shtypjen brenda vendit”, tha Biden.

Sipas Bidenit, Putin ka bërë “llogari të gabuara” me nisjen e pushtimit të Ukrainës.

Si pasojë e agresionit rus janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe janë shkatërruar shumë qytete./O.S

Të fundit

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit...

Ethet e Nilit, Bino: Dezinsektimi të kryhet nga bashkitë e të monitorohet nga ISHP

Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre...

‘Mos luaj me zjarrin’, Kina lëshon paralajmërimin e fortë për SHBA

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke...

Mbyllja e TikTok-ut për 1 vit në Shqipëri, nis procesi tekniko-ligjor

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe disa institucione të tjera publike, ka kontribuar në...

Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme në Himarë, duke theksuar se ky proces...

Lajme të tjera

Web TV