Këngëtari dhe njëherësh fituesi i ’BBV2’ Luiz Ejlli është komentuar shumë në rrjet kohët e fundit për problemet me drejtësinë. Sot me datë 26 shkurt, Prokuroria e Fierit pritej të jepte pretencën për Luiz Ejllin, por mesa duket gjyqi është shtyrë.
Fituesi i BBV2 akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022 dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e këngëtarit, por sot ai ka vendosur të japë një përgjigje. Ai ka publikuar në Instastory një video ku shihet duke hipur në një makinë policie dhe largohet duke drejtuar mjetin që lexon ‘Policia e Shtetit’. Në këtë mënyrë ai duket se po ironizon punën e drejtësisë shqiptare, duke thënë se ‘ia mbathi’ përsëri./O.S