Korçë/ Mbetet stok 80% e “qepës së ujit”, fermerët: Nuk ka treg, s’rezistojnë më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Fermerët e fshatit Porodinë, i cili ndodhet vetëm 5km larg Korçës siç shihet në pamje kanë hapur dhe po seleksionojnë qepët e mbetura stok.

 

Rreth 70-80% e qepëve të zonës nuk po tregtohet. Bëhet fjalë për varietetin e “qepës së ujit” e cila nuk është rezistente ndaj qëndrimit të gjatë. Veiz Mysollari dhe Adil Lika dy prej fermerëve më të mëdhenj të zonës shprehen se kanë qindra kuintal qepë të cilat rrezikojnë të hidhen në kanal, pasi fundi i muajit shkurt sjell dhe degradimin e magazinimit të tyre.

‘Ne sot kemi në stok 300 kuintal. Nuk ka treg, nuk vijnë makinat ti marrim. Nuk kanë fitim as ata të punojnë. Momentalisht me 65 lekë. Pas dy javëve hidhet e tëra në kanal’,- janë shprehur fermerët.

Dy fermerët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e mbulimit të tregut nga qepa serbe. Çmimi me shumicë është rreth 60 lekë por për kostot dhe shpenzimet e tyre  çmimi duhet të ishte me 120 lekë.

‘Me 600 (60 lekë) na i kërkojnë me 500 por ne me 600 (60 lekë) i japim. I lamë lopët iu futëm qepës e lam qepën iu futëm preshit. Pa llogari zbëhet. Vetëm një 1kg qep vajti 300 mijë (30 mijë) lekë’,- tregojnë ata.

Fshati Porodinë ka rreth 10 kultivues të mëdhenj së kulturës më të hapur bujqësore qepës teksa në zonë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri bujqësor ende pa u shitur qepa e vitit të kaluar./O.S

Të fundit

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Lajme të tjera

Web TV