Amnistia Penale/ Basha ul stekën, gati të votojë lirimin e të burgosurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji për Amnistinë Penale është ende një peng politik, i cili do të mund të zgjdhet edhe me vullnetin e Partisë Demokratike për të bashkuar votat e mazhorancës dhe për të garantuar 84 vota pro. Partia Demokratike nëpërmjet Enkelejd Aliebaeas ka dhënë “ok” për ta votuar këtë ligj, por jo duke kaluar vijën e kuqe, që nënkuptohen të dënuarit që kanë marrë vendim nga GJKKO.

Mbrëmjen e djeshme në një konferencë për median Alibeaj tha se është gati ta votojë këtë ligj por në versionin fillestar duke shtuar amendimet e Partisë Demokratike. Alibeaj u shpreh se një pjesë e propozimeve të PD për amnistinë penale nuk janë përfshirë në projektligjin final dhe se pala e tij është e gatshme të votojë amnistinë e versionit fillestar që ka sjellë qeveria. Ai zbuloi se ka pasur një komunikim me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i ka konfirmuar se institucionet e reja të drejtësisë kishin dhënë “dritën jeshile” për projektligjin.

“Një pjesë e propozimeve të PD për amnistinë penale nuk janë përfshirë në projektligjin final. Dy kushtet tona për amnistinë penale janë: E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre. Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projektligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie”, u shpreh ai. Ai theksoi se nuk ka asnjë negociatë nga ana e grupit të deputetëve të PD me qeverinë duke theksuar se nuk do të votohet një projektligj nga i cili, sipas tij amnistohen të dënuarit nga GJKKO apo persona nën hetim nga SPAK. “Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike, votojmë propozimin fillestar të amnistisë dhe të merret parasysh propozimi ynë që nga amnistia të përfitojnë protestuesit. Për këto e japim votën. Nuk votojmë projektligj që amniston të dënuarit nga GJKKO apo persona që janë nën hatim nga SPAK”, shtoi Alibeaj. Kujtojmë që pak ditë më parë në Kuvend do të votohej projektligji për dhënien e amnistisë, por që në momentin e fundit me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Blendi Çuçi ndryshoi rendi i ditës duke hequr këtë projektligj. Çuçi për gazetarët tha se mazhoranca tërhoqi ligjin e amnistisë në respekt të traditës për konsesus. Nga ana tjetër ministri Ulsi Manja i quajti gënjeshtarë deputetët e opozitës, pasi tha se është thënë qartë se nga kjo amnisti nuk përfitojnë zyrtarët e dënuar për korrupsion. Që amnistia penale të merrte “ok” nga Kuvendi i duheshin 84 vota, në kohë kur PS ka vetë 74, i duhet që edhe deputetët e opozitës të votojnë pro këtij projektligji. Në një kohë kur Basha  deklaroi se nuk do të merrte pjesë në seancë, u “shuajtën” shpresat që ky projektligj të kalonte, pasi dihet se grupi i Bardhit dhe Berishës nuk votojnë propozime që bëhen nga Partia Socialiste./kb

Lexo edhe :  Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

 

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV