“Te gomonia ku isha hodhën fëmijën në ujë” Historia e trishtë e Rike Roçit: Ikëm me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rike Roçi rrëfen historinë e trishtë të jetës së saj dhe sakrificat që ka kaluar për të emigruar në shtetin italian. Modelja tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit, sepse i ati ishte në Itali dhe ajo së bashku me nënën dhe motrën në Shqipëri.

Rike tha se sapo ajo dhe nëna e saj kanë mbërritur në Itali, babai i saj është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë dhe në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë nga problemet që kishte me mushkëritë, ndërsa e ëma si pasojë e një aksidenti ka qëndruar në koma për 6 muaj.

“Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh e kam parë babin.”

Babi më ka vdekur 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa të shkolloheshim, dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë.

Atëherë mbyteshin me gomone. Te gomonia që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kane hedhur në ujë. Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë tmerrin me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë.”– tregoi Rike.

Historia u tregua nga modelja në Big Brother teksa po fliste me Julin. /O.S

 

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV