Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai është i gatshëm të largohet nga politika por vetëm me një kusht.
Gjatë një interviste televizive në emisionin “Përballë” në RTSH, kreu i qeverisë theksoi se nëse dikush do i thoshte që të largohej nga politika ai do e bënte që nesër dhe do ishte i lumtur, por me kushtin që bashkë me të të largohej edhe koronavirusi.
Po mendoni për të nesërmen politike?
Nuk e mendoj fare, se nuk jam këtu në këtë luftë për vota. Nëse do më thoshin që nesër që ik se bashkë ty do iki dhe virusi, do ikja me shumë dëshirë dhe do isha mëse i lumtur, do kishte qenë momenti më magjik i jetës sime.
Këtë do e bënte dhe Papa?
Aq më mirë akoma, kjo konfirmon atë që thashë.