Sot Samiti i BE-Ballkani Perëndimor/ Në fokus plani i rritjes ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do të mirëpresë sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Ky samit pritet të nisë rreth orës 09:45, ku do të mbajnë fjalimet hapëse kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Varhelyi. Rreth një orë më vonë pritet të mbyllen punimet ku do të kryhet fotoja familjare. Në orën 12:00 është parashikuar firmosja e marrëveshjes, ndërsa në orën 12:30 do të ketë një konferencë për shtyp.

FOTO: AXHENDA E SAMITIT RAJONAL


Ndërkohë që prej mbrëmjes së të martës, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore që u mbajt dje dhe atë të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet sot në kryqytet.

Lexo edhe :  Aksident në Bulevard, plagoset një person, policia në vendgjarje

Në terren do të jenë të angazhuar mbi 1500 efektivë policie, ndërsa pjesë e planit të masave është dhe bllokimi i qarkullimit rrugor me fasha orare në disa akse të kryeqytetit. Ndërkohë sa i takon rrugëve brenda perimetrit të sigurisë, bllokimi do jetë total.

/O.S

 

 

 

Të fundit

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Një episod i pazakontë është regjistruar në metronë e Romës, ku një vendas ka shpërthyer me zemërim ndaj një...

Trump afroi nëndetëset bërthamore pranë Rusisë, reagon Kremlini

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një...

Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm. Për shkak të...

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti për një parakalim në autostradë,...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Lajme të tjera

Web TV