Trondit Princ Harry: Jam më i rrezikuar seç ishte nëna ime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi Harry ka tronditur me deklaratat e tij duke shprehur se është më i rrezikuar seç ishte nëna e tij, Diana.

Këto deklarata të princ Harry vijnë pas publikimit të disa dokumenteve nga Gjykata e Lartë në të cilat flitet për racizëm dhe ekstremizëm në rastin e kërcënimeve në lidhje me Dukën e Sussex. Harry pretendon, në veçanti, se familja e tij, Meghan Markle dhe fëmijët e tij Archie dhe Lilybet, nuk kanë qenë të sigurt që kur siguria speciale e ofruar nga pallati nuk ishte më e njëjta.

Dokumentet e gjykatës, të cilat nxjerrin në pah kërcënimet për të cilat Harry flet, tregojnë se Al-Kaeda kishte planifikuar të vriste princin pasi ky i fundit shkroi për vrasjen e 25 luftëtarëve talebanë në librin e diskutueshëm të Spare.

“Unë jam në një pozicion që as nëna ime nuk ishte 23 vjet më parë. Sot, me rrezikun që është më i madh, për sa i përket racizmit, dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi nëse diçka ndodh”, tha Harry . Ai u ndal në nevojën për të rivendosur sigurinë e lartë ndaj tij e familjes së tij. /E.Ç

Të fundit

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV