Shembje gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një masiv shkëmbinjsh është është shembur në Rrugën e Arbrit duke bllokuar qarkullimin e automjeteve me drejtim nga Qarku Dibër drejt Tiranës dhe anasjelltas është bllokuar në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pak kilometra nga dalja e Tiranës.

Pas shembjes së masivit në Rrugën e Arbrit, ka reaguar deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i cili ka publikuar dhe pamje.

“Rruga e Arbrit, një lëngim që nuk mbaron kurrë. Fushatat kanë mbaruar, shiritat janë prerë, ministra e kryeministra kanë kërcyer rrugëve duke festuar hapje tunelesh e kanalesh, shtrime asfaltesh etj. Në pamjet e mëposhtme shikohet qartë realiteti i punimeve në Rrugën e Arbrit. Shembje rrugësh në mes të ditës. Koncesioni i Rrugës së Arbrit ka kushtuar miliarda. Kjo situatë katastrofale ka vetem një emër: Keqperdorim i fondeve publike. Dosja e Koncesionit të Rrugës së Arbrit, shumë shpejt në SPAK. Keqpërdoruesit e abuzuesit përpara Drejtësisë.”, shkruan Çollaku./E.T

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV