Nëse nesër zhvillohen zgjedhjet…”Fluturon” PS, rritje për PD, zhduket LSI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç po ndodh në të gjithë Evropën, edhe Qeveria shqiptare është duke njohur rritje në mbështetjen te qytetarët, për shkak të përballjes me koronavirusin.

Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%.

Në sondazhin e bërë në Itali për Report Tv publikuar mbrëmjen e së martës, vërehet se krahasuar me zgjedhjet e 2017 ku mori 48.3%, PS-ja ka një rritje të konsiderueshme duke kapërcyer në 51-55%.

Rritje ka edhe PD-ja, e cila nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit.

Përsa i përket partive të tjera, që në 2017 kishin mbështetjen e 8.8% të popullit, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrin 9-11%. Kujtojmë që Roberto Baldassari paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017.

Të fundit

Punojnë mbi malin ku fshihen 300 mijë tonë ar, por luftojnë për mbijetesë

Në një gropë një metër të thellë, mes pluhurit mbytës të dheut të thatë, Maria Nakoru godet me forcë...

Dita e dytë, nis takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Në Pallatin e Brigadave kryeministri Rama ka mbledhur ministrat dhe drejtuesit e qarqeve. Ky është takimi i dytë, si vijimësi i takimit të zhvilluar një...

Rriten tensionet, EUFOR shton ushtarët në Bosnje dhe Hercegovinë

Misioni i Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) Althea në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) pritet të përforcohet me 400 ushtarë shtesë dhe katër helikopterë, si...

Muaji i Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shtron iftar

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka shtruar një iftar. Në fjalën e tij,...

Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Fier- Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier- referuan materialet në Prokurori për...

Lajme të tjera

Web TV