Shtëpitë e të moshuarve pa psikiatër/ KLSH: 45% me probleme të shëndetit mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KLSH: 45 % e të strehuarve me probleme të shëndetit mendor

Largimi i bluzave të bardha po reflektohet në Shqipëri. Sipas një auditi të KLSH për vitin që lamë pas realizuar në shtëpitë e të moshuarve në Shqipëri, vihet re se ka mungesë të mjekëve specialistë, duke përfshirë edhe ata psikiatër.

“Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: Mungesa e mjekëve specialist sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve. Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar, pavarësisht faktit se mesatarisht 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit mendor”.

Po ashtu edhe shërbimi dentar nuk ofrohet.

“Mungesa e një automjeti në dispozicion me qëllim transferimin e të moshuarve nga spitali pas rehabilitimit të tyre, po ashtu mungesa e aksesit në shërbimin dentar për të moshuarit dhe një listë e unifikuar të ilaçeve që mbahen në qendrat e të moshuarve për raste emergjente”.

Raporti thekson se edhe pse të moshuarve u mbahet 40% e pensionit, atyre u ofrohet vetëm strehim dhe ushqim.

Pas një periudhe transformimi demografik që ka ndodhur në vendin tonë si dhe për shkak të rënies së fertilitetit, Shqipëria po përjeton efektet e moshimit të popullatës.

Në vitet ’90, mosha mbi 65 vjeç përbënte rreth 3.5% të popullsisë, ndërkohë që sot ka arritur në 13% e saj.

Tranzicion demografik është shoqëruar edhe me një zvogëlim të familjes dhe dobësim të rolit të saj tradicional mbështetës për të moshuarit. Shumica e këtyre po gjejnë strehim në shtëpitë e të moshuarve./O.S

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV